Urdhëri nr.31, datë 28.01.2020 për miratimin e rregullorës për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare në Republikën e Shqipërisë, kreu XX neni 110, mbi funksionimin e bibliotekave të institucioneve arsimore si më poshtë:”
Biblioteka e institucionit arsimor
Neni 110
- Biblioteka e institucionit arsimor ( në vijim “biblioteka”), si rregull, qëndron e hapur edhe pas përfundimit të orarit mësimor.
- Lexues në bibliotekë janë nxënësit dhe mësuesit e shkollës. Përjashtimet përcaktohen në rregulloren e brendshme të IA-së.
- Kujdestari i bibliotekës është mësues i institucionit arsimor i profilit “Gjuhë shqipe dhe letërsi”.
- Drejtori :
- Miraton rregulloren e bibliotekës, që hartohet nga një grup pune i përbërë nga mësues dhe nxënës;
- Miraton përshkrimin e punës së kujdestarit të bibliotekës
- Cakton orarin ditor të funksionimit të bibliotekës.
- Kujdestari i bibliotekës ka këto detyra:
- Siguron shërbimin e bibliotekës për lexuesit e saj.
- Klasifikon e përpunon në bazë shkencore librat e bibliotekës dhe i inventarizon ata;
- Informon rregullisht lexuesit rreth prurjeve të reja në bibliotekë;
- Bashkëpunon me punonjësit arsimorë të institucionit dhe nxënësit për pasurimin e bibliotekës;
- Zhvillon vetë veprimtari të bibliotekës, ose në bashkëpunim me punonjësit arsimorë të institucionit, ose të ftuar.
- Biblioteka mban kopjet e këtyre dokumenteve; Kodi i Punës, LAPU, Rregullorja, Kontrata Kolektive, dokumentet kurrikulare të miratuara nga ministri .
- Biblioteka ruan:
- Koleksionin e botimeve të ministrisë dhe të institucioneve në varësi të saj:
- Historikun e IA-së.
- Tekstet shkollore alternative të dhëna nga shtëpitë botuese ose të blera nga IA-ja
NORMAT E PËRGJITHSHME TË SJELLJES
- Biblioteka ështe vend i përbashkët studimi e kërkimi, prandaj gjithësecili duhet të ruajë rreptësisht qetësinë , qoftë në sallën e leximit, qoftë në mjediset e tjera të saj.
- Është absolutisht e ndaluar të pihet duhan ose të konsumohen ushqime apo pije.
- Përdorimi i aparateve fotografike,elektrike dhe elektronike përsonale duhet të jetë i autorizuar.
ORARI I BIBLIOTEKËS
E MARTE 9.35 – 9.50 / 13.05 – 13.45
E MERKURE 9.35 – 9.50 / 13.05 – 13.45
E PREMTE 9.35 – 9.50 / 13.05 – 13.45
HYRJA NË BIBLIOTEKË
- Para se të hyjë në sallën e leximit,të gjithë përdoruesit duhet të dorëzojnë në hyrje ,përvec teserës së pranimit në bibliotekë (osedokument përsonal)edhe cantat edhe objekte të tjera, të cilat zakonisht nuk lejohen nga rregulloret e bibliotekave.
- Para se të largohet nga biblioteka dhe para se të tërheqe teseren e pranimit apo dokumentin personal dhe sendet e veta të dorëzuara në hyrje , përdoruesi duhet të dorëzojë librat apo revistat që ka marrë për të lexuar.
PERDORIMI I LIBRIT
- Përdoruesit janë personalisht përgjegjës për librat që marrin në dorëzim.
- Duhet të bëjnë kujdes të mos dëmtojnë librat.
- Të mos i shfletojnë faqet duke i njomur gishtat.
- Të mos i vendosin librat e hapur njëri mbi tjetrin.
- Të mos mbajnë shënim mbi fletë të vendosura drejtpërdrejtë mbi libër.
- Të mos i mbyllin keq.
- Të mos i përthyejnë faqet.